Rregullohet parku në lagjen “Bazhdarhana”

Në takimet e rregullta të organizuara nga EC me banorët e lagjes Bazhdarhana, si kërkesë nga këta të fundit kishte dalur funksionalizimi i parkut që gjendet në këtë lagje, përkatësisht në rrugën “Ahmet Prishtina”. EC pas konsultimeve me banorët lidhur me kërkesat e tyre kishte vizionuar propozimet e dalura nga ta. Si kërkesa kryesore ishin shtimi i gjelbërimit, vendosja e ulëseve, ndriçimit, rregullimi i këndit të lojrave për fëmijë si dhe vendosja e pengesave kundër parkimit të veturave në trotuar.

Këto propozime të dalura nga vetë banorët EC i kishte dorëzuar në Komunën e Prizrenit dhe pas kësaj Drejtoria e Shërbimeve Publike ka intervenuar në teren. Sipas zyrtarëve komunal kjo është vetëm faza e parë e punimeve dhe në fazat e radhës do të vendosen pengesa më të qëndrueshme kundër parkimit të makinave në trotuare, do të shtohet numri i fidaneve dhe luleve të mbjellura dhe poashtu do të vendoset një numër më i madh i ulëseve.

Rrjetëzimi