Rebelizëm artistik në hapësirën publike

Në mbrëmjen e 25 korrikut 2014 (e premte) në Prizren u diskutua për artin publik dhe rolin e artistit si aktivist kulturor. Në forumin e diskutimit “Artistët si aktivistë kulturor” organizuar nga EC Ma Ndryshe, folës kryesor ishte artisti i njohur kosovar, Sislej Xhafa, i cili ndau përvojën e tij me intervenime në hapësirën publike. Pjesë e panelit ishin edhe dy fituesit e Thirrjes së fundit të EC Ma Ndryshe për intervenime artistike në Prizren, Senat Haliti dhe Nora Temaj, të cilët i ballafaquan idetë e tyre për intervenime me pjesëmarrësit e forumit. 

 

Diskutimi në këtë forum u fokusua mbi potencialin e aktivizmit kulturor dhe urban në Prizren. Në veçanti u diskutua për pontencialin e artistëve të Prizrenit për të vepruar si aktivistë kulturor në kohën kur struktura urbane dhe kujtesa kolektive e qytetit është duke u transformuar si rezultat i ndërhyrjeve të pakontrolluara. Si reagim, Sislej Xhafa sugjeroi rebelizëm artistik, përmes të cilit artisti duhet të realizojë veprën e i ntervenimit në hapësirë publike. Nora Temaj dhe Senat Haliti, në anën tjetër treguan se si intervenimet e tyre artistike do të protestojnë ndaj degradimit të qytetit. Një dimension i shumëtrajtuar i diskutimit ishte përfshirja e publikut në artin publik dhe raporti mes artistit, komunës dhe publikut.  Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi