Realizohet iniciativa “Zbute dimrin pak”

Është realizuar iniciativa “Zbute dimrin pak” e cila si propozim ka dalur nga Leonita Krasniqi, nxënëse e Shkollës së Aktivizmit. Aksioni për grumbullimin e veshmbathjeve për personat në nevojë kishte filluar më 10 dhjetor dhe është zhvilluar në partneritet me OJQ "Syri i vizionit" dhe Qendra Rinore Inovative ku edhe është bërë mbledhja e veshmbathjeve deri më 14 dhjetor ditë në të cilën grumbullimi i rrobave është zhvendosur në Sheshin përballë Komunës në Pejë, nga ku pastaj është bërë edhe shpërndarja e tyre.

Falënderojmë të gjithë qytetarë të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për të qenë pjesë e këtij aksioni dhe UNICEF-in të cilët tani do të bëjnë shpërndarjen e veshmbathjeve tjera të grumbulluara.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."

 

Rrjetëzimi