Realizohen aktivitete pa pëlqim të institucioneve përkatëse në Qendrën Historike në Prizren
Aktivitetet e ndryshme që realizohen në Qendrën Historike të Prizrenit duhet të kenë parasysh edhe rëndësinë e monumenteve të mbrojtura. Në këtë aspekt është më se i nevojshëm dhe i rëndësishëm edhe konsultimi me autoritetet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore.
EC Ma Ndryshe gjatë bisedave me këto autoritete ka mësuar se disa aktivitete në këtë hapësirë janë realizuar pa ndonjë kërkesë për marrjen e pëlqimeve apo konsultave paraprake me to. Në ditët në vijim, EC-i përmes kërkesave për qasje në dokumente publike do t’i shqyrtoj më hollësisht këto raste.
Në ndërkohë dëshiron të përkujtojë se në rastin e Qendrës Historike të Prizrenit në të gjitha aktivitetet duhet të ketë kujdes të shtuar për integritetin e aseteve të trashëgimisë kulturore.