Ramadan Muja, i vetmi Kryetar i mbyllur në Kosovë

Gjatë muajit prill të këtij viti, Forumi Transparenca i ka bërë thirrje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja që ti rihapë takimet me drejtorët komunal për media dhe shoqërinë civile. Kërkesa për hapjen e vendimmarrjes së ekzekutivit është përsëritur edhe në debatin Ballafaqim mes Forumit Transparenca dhe zyrtarëve të komunës, e cila ka trajtuar çështjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Me gjithë këtë angazhim të medias dhe shoqërisë civile në Prizren, Ramadan Muja vazhdon të mbajë të mbyllur procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimit të parasë publike. Duke e konsideruar transparencën si parakushtin themelor të qeverisjes demokratike dhe pasi që deri më tani nuk kemi pranuar asnjë përgjigje, ne anëtarët e Forumit Transparenca ripërsërisim kërkesën tonë për anulimin e menjëhershëm të vendimit për mbylljen e takimeve të Kryetarit me drejtorët.Për më shumë lexo komunikatën.