Qytetet e Kosovës jorezistente ndaj humbjes së kujtesës kolektive

Në mbrëmjen e 24 qershorit 2014 (e martë) në Prizren u diskutua për potencialin e aktivizmit kulturor për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në qytetet e Kosovës. Në forumin e diskutimit “Trashëgimia kulturore dhe aktivizmi” organizuar nga EC Ma Ndryshe, folën Vesel Hoxhaj nga Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit, Rozafa Basha nga EC Ma Ndryshe, Eliza Hoxha, arkitekte dhe Hasan Hoti nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ndërsa ai u moderua nga Fisnik Minci, gazetar i Koha Ditore. Gjatë forumit, panellistët dhe pjesëmarrësit diskutuan mbi nevojën dhe mënyrat e organizimit qytetar për t’i mbrojtur qytetet e Kosovës nga degradimi urban. Për më shumë lexo komunikatën

Rrjetëzimi