QRTK-ja evidenton tejkalim të lejes, kurse DI-ja thotë se lënda është në procedim

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren një muaj më parë ka evidentuar tejkalimin e një lejeje për renovim të një ndërtese në rrugën “Adem Jashari” përkatësisht “Sheshin e Lidhjes” dhe e ka njoftuar për këtë drejtorinë e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, e cila ditë më parë ka konfirmuar tejkalimin e lejes dhe ka bërë të ditur se lënda është në procedim e sipër.

Sipas shkresës së QRTK-së, autoritetet kanë miratuar projektin e rinovimit në këtë pjesë të ndërtesës me rekomandimin që pala obligohet që ta bëjë përshtatjen e elementeve që do ti vendosë në fasadën e lokalit, me arkitekturën e ndërtesës ekzistuese dhe në bashkëpunim me QRTK-në, duke respektuar Planin e Konservimit dhe Zhvillimit për Zonën Historike të Prizrenit. Por në shkresë thuhet se gjatë verifikimit të punimeve në datën 14 dhjetor 2017, "zyrtarët e QRTK-Prizren kanë  vërejtur mosrespektimin e lejes dhe nëpërmjet një letre përcjellëse kanë njoftuar Komunën e Prizrenit-Drejtorinë e Inspektorateve, MKRS-DTK dhe IMMK". Gjej komunikatën.

Rrjetëzimi