Publikohet studimi mbi politikat kulturore lokale në Prizren

Konferenca “Politikat kulturore lokale në Prizren” në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore në nivel lokal”, u mbajt më 31 maj 2013 në Hotel Theranda në Prizren. Panelistë të debatit ishin: Z. Ruzhdi Rexha, nënkryetar i komunës së Prizrenit,  Z. Almir Sahiti, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në komunën e Prizrenit, Z. Samir Hoxha, drejtor i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në komunën e Prizrenit, Z. Aliriza Arënliu, bartës i hulumtimit  dhe Z. Valon Xhabali nga OJQ EC Ma Ndryshe. Në këtë debat u prezantuan produktet finale të projektit njëvjeçar: filmi i shkurtër dokumentar mbi mungesen e politikave kulturore lokale në komunën e Prizrenit si dhe hulumtimi i bërë me qytetarët dhe organizatat kulturore në Prizren. Ky projekt u përkrah nga Zyra Zvicerrane për Bashkëpunim dhe Fondacioni Kosovarë i Shoqërisë Civile. Dokumentarin mund ta shikoni në http://www.youtube.com/watch?v=2dBZADdX3X0, ndërsa publikimin mund ta shkarkoni këtu.
 

Rrjetëzimi