Publikohet Analiza "Rinia dhe Transparenca: Përparim apo stagnim?"
EC Ma Ndryshe të premten mbrëma në Prizren ka organizuar debatin Merr pjesë niftar për rininë dhe transparencën!, në kuadër të cilit aktivitet është publikuar analiza e dytë Rinia dhe Transparenca: Përparim apo stagnim?, si vazhdim i analizës së parë Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar?. Gjatë debatit, është prezantuar edhe dokumentari mbi aktivizmin e të rinjve dhe transparencën e komunës, i titulluar Sa aktiv, aq transparent?
Në këtë organizim, në cilësinë e panelistëve kanë marrë pjesë Kujtim Gashi, Kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe Leotrim Gërmizaj, Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Prizren. Ndërsa pjesëmarrës në diskutime kanë qenë zyrtarët komunal, përfaqësuesit nga organizata joqeveritare, të rinjtë, studentët e Universiteteve dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Prizrenit.
Lexo komunikatën dhe publikimin.