Promovimi i Planit Rajonal të Trashëgimisë për Rajonin Jug

Sot në hapësirat e objektit të Komunës së Prizrenit, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Programi për Trashëgiminë dhe Diversitet (HDP), është bërë promovimi i Planit Rajonal të Trashëgimisë.

Plani i Trashëgimisë për Rajonin Jug është produkt i nismës rajonale të komunitetit i komponentit për Zhvillim Ekonomik Lokal të Projektit të Përbashkët të BE/KiE - Mbështetje të Promovimit të Diversitetit Kulturor në Kosovë (PDKK). Ai ofron një kornizë për identifikimin e strategjive më të përshtatshme për të çuar përpara objektivat, në kontekstin e zhvillimit të nismave dhe komponentëve turistik të qëndrueshëm, të bazuar në trashëgimi në kuadër të një strategjie të përgjithshme turistike për rajonin.

Të pranishmit, përfaqësues të insitucioneve lokale dhe vendore, anëtarë të grupeve punuese të hartimit të këtij plani, kanë pasur rast që të njihen për së afërmi me metodologjinë e punës dhe rëndësinë e Planit Rajonal të Trashëgimisë.

Ceremonia solemne e publikimit të këtij dokumenti është përcjellur me fjalime të znj.Michele Bergdoll nga Këshilli i Evropës, znj.Drenushë Behluli Mehmeti nga Ministria  e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z.Kujtim Gashi, Kryesues i Asamblesë së Prizrenit dhe z.Liam Scott, ekspert dhe bashkëautor nga Këshilli i Trashëgimisë në Irlandë.


 

Rrjetëzimi