Prizreni, një qytet i të drejtave të njeriut
EC ka mbajtur konferencën përmbyllëse të projektit “Rikthimi i qytetit - E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren”. Gjatë konferencës “Prizreni, një qytet i të drejtave të njeriut’’ janë shpalosur objektivat dhe të arriturat e projektit në fjalë si dhe është diskutuar publikimi i Kartës së Qytetit ‘’E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit’’.
Projekti ‘’Rikthimi i Qytetit’’ është një përpjekje për të mbështetur grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit që të gëzojnë plotësisht të drejtën mbi qytetit përmes një sërë aktivitetesh dhe platformash mobilizimi të komunitetit. Duke pasur për qëllim që nëpërmjet aktivizmit të nxisë reforma demokratike të planifikimit urban në Prizren, në kuadër të projektit janë realizuar një sërë prezentimesh në shkolla te mesme dhe univeristete, takime të vazhdueshme me grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit lidhur me nismën e qytetarëve për Kartën e Qytetit, punëtori vizionuese për rikthimin e hapësirave publike, gara e videove me telefona të mençur për të rinjtë si dhe Shkolla e Aktivizmit Urban për studentë si dhe nxënës. Lexo komunikatën.