Prizreni me shporta, jo vetëm sot

Për vite me radhë mungesa e shportave nëpër rrugët kryesore të Prizrenit është parë si një problematikë nga qytetarët. Kontejnerët e mbeturinave sot kanë një rol të rëndësishëm në krijimin e një hapësire miqësore me mjedisin - duke i mbajtur mbeturinat të mbyllura dhe duke ua mundësuar kompanive përgjegjëse që ato t'i mbledhin dhe ti largojnë nga vendbanimet. Në këtë mënyrë parandalohet rreziku i ndotjes mjedisore dhe hapësirat publike mbahen të pastërta dhe të rregullta.


Në një hulumtim të realizuar me qytetarët e Prizrenit, ata janë shprehur të shqetësuar rreth mungesës së shportave dhe mirëmbajtjes së tyre. 49% kanë potencuar që sipas tyre nuk ka mjaftueshëm shporta nëpër rrugë dhe hapësira publike kurse 41% janë shprehur që ka por nuk mirëmbahen (Hapësirat publike gjelbëruese në Prizren).
Me qëllim të nxitjes së debatit publik dhe ngritjes si çështje të kësaj problematike, EC-i ka organizuar një performancë. Në segmentin rrugor nga stacioni i autobusëve në Prizren e deri tek rrethrotullimi në lagjen Bazhdërhanë ka vendosur disa shporta të improvizuara për mbeturina me moton “Këtu mund të ishte një shportë”.


Rekomandohen institucionet kompetente për aplikimin e praktikave të dobishme si dhe të shtohet numri i shportave në vendet ku cilësohet si e nevojshme, drejt krijimit të një ambienti më ekologjik dhe pa mbeturina, që siguron mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe mbajtjen pastër të hapësirave publike.

Rrjetëzimi