Përfundojnë Ditët e Trashëgimisë Shpirtërore HAJDE! në Prizren
Me manifestimet e djeshme të realizuara në Sheshin Shadërvan në Prizren, u përmbyll një javë e plotë e Ditëve të Trashëgimisë Shpirtërore. Në ngjarjet përmbyllëse performuan vullnatërt e ShKA Agimi dhe instrumentistët e Kuartetit Pentagram, ndërsa në të njëjtën kohë të pranishmit e vizitonin mini-panairin e artizanateve dhe e shijonin ushqimin tradicional të rajonit të Prizrenit. Dita u përmbyll me ndarjen e certifikatave për pjesëmrrësit e punëtorisë pesë ditore të Filigranit, aktivitet qendror i Ditëve të Trashëgimisë Shpirtërore HAJDE!.
Manifestimet për të kremtuar trashëgiminë jomateriale (shpirtërore) u organizuan në kuadër të projektit të përbashkët të BE/KE për Përkrahjen dhe Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë, nga 23 deri më 28 shtator 2014. Ditët e Trashëgimisë Kulturore HAJDE! në Prizren u organizuan nga EC Ma Ndryshe, ndërsa qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i trashëgimisë kulturore të rajonit të Prizrenit dhe nxitja e qytetarisë aktive për mbrojtjen e këtyre vlerave. Lexo komunikatën.