Për hapësira publike gjithëpërfshirëse

Sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit të përfaqësuar nga kryetari z.Mytaher Haskuka dhe EC Ma Ndryshe të përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv z.Valon Xhabali për projektin rePUBLIC SPACES / HAPËSIRAT re-PUBLIKE.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është promovimi i hapësirave publike të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të qasshme në Prizren nëpërmjet dialogut të politikave, projekteve të hartuara dhe të demonstruara nga komuniteti, të cilat synojnë përmirësimin e jetesës së banorëve dhe komuniteteve të pafavorizuara.

Projekti do të përfshijë 5 hapësira publike në lagjet Bazhdarhane, Dardania, Lakuriq dhe Ortakoll ku do të aplikohet metodologjia e EC-it për planifikim urban me pjesëmarrje (hartim nga ana e komunitetit) bashkë me metodologjinë ndërkombëtarisht të njohur MineCraft / Bllok për Bllok. Projekti do të përmbyllet me investime kapitale në hapësira të njëjta të bazuara në projektet e hartuara.

Kjo Marrëveshje është pjesë e projektit nga Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet EC Ma Ndryshe dhe UN-HABITAT si financues kryesor dhe Komunës së Prizrenit si bashkëfinancues.

Rrjetëzimi