Pamjaftueshmëria e ligjeve për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit

EC Ma Ndryshe organizoi punëtorinë “Pamjaftueshmëria e ligjeve”, e cila u mbajt më 15 prill 2014 në Prizren. Kjo punëtori u realizua në kuadër të projektit “Urbanism Watch – Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, që përkrahet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). 


Qëllimi i punëtorisë ishte prezentimi i draft analizës mbi kornizën ligjore për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit si dhe dhënia e një diagnoze të përgjithshme për sektorin e trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit. Më konkretisht, punëtoria do të analizojë përgjegjësinë institucionale dhe qytetare në raport me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Përfundimisht, punëtoria do të tentojë të prodhojë një listë rekomandimesh konkrete, të cilat do t’i adresohet të gjithë hisedarëve përkatës (përfshirë nivelin qëndror të qeverisjes).
 
Punëtoria ka karakter të takimit të mbyllur dhe në të janë ftuar rreth 15 pjesëmarrës të përzgjedhur nga komuniteti i profesionit, institucionet lokale dhe institucionet qëndrore.

Rrjetëzimi