Nxënësit me “Electionville” ushtrojnë demokracinë dhe rolet në qeverisjen lokale
EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë në Prishtinë ka sjellë për herë të parë në Kosovë lojën “Electionville”. Kjo lojë ka shërbyer si mjet argëtues dhe edukativ për të rinjtë, të cilët përmes saj kanë eksploruar edhe konceptet themelore të proceseve demokratike në nivelin e pushtetit lokal.
“Electionville” në këtë rast ishte “qyteti ideal” i nxënësve, përfaqësues të shkollave të mesme të larta të Prizrenit dhe nga Kuvendi i të Rinjve. Këta të rinj përmes lojës patën mundësinë të bëhen menaxherët e qytetit si dhe të veprojnë në rolin e anëtarëve të Kuvendit të Komunës, duke përfaqësuar partitë e tyre imagjinare.
Përveç stafit të EC-it, mysafirëve nga Komuna e Prizrenit, shkollave të mesme të larta dhe nxënësve pjesëmarrës gjatë lojës kanë qenë të pranishëm edhe Ambasadori i Suedisë në Kosovë z. Jonas Ëesterlund dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj.