Ndërpriten aktivitetet ndërtuese në Prevallë

Si rezultat i punës avokuese të EC Ma Ndryshe rreth degradimit urbanistik të Prevallës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim që të ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore në zonën e Prevallës deri në afat të pacaktuar. Këtë vendim, ministri i MMPH-së, Dardan Gashi e ka marrë pas degradimit të mjedisit, gjegjësisht tejkalimit të kushteve dhe kritereve për ndërtim dhe mosrespektimin e udhëzuesit të MMPH-së që ju ka dërguar Komunës së Prizrenit për mënyrën e zbatimit të planit urban për këtë zonë.
 

Rrjetëzimi