Muzeu Arkeologjik i rajonit të Prizrenit mund të eksplorohet me realitetin virtual në 3D

Thesari i Muzeut Arkeologjik të rajonit të Prizrenit, tani e tutje, mund të eksplorohet nga vizitorët edhe në mënyrë virtuale. EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me profesionistët e fushës ka jetësuar konceptin e muzeut virtual për këtë aset të trashëgimisë kulturore, ku janë të ekspozuara artefaktet, që nga Neoliti, Eneoliti, Periudha e Bronzit, Periudha e hekurit, Periudha Antike e Romake, Mesjeta dhe Periudha Osmane. Edhe vet monumenti paraqet një kompozicion të veçantë arkitektonik përkatësisht gërshetimin e Hamamit të Shemsedin Ahmet Beut me Sahat Kullën.


Pas analizës së shembujve të muzeve virtualë në botë është përcaktuar modeli më i përshtatshëm për Muzeun Arkeologjik të Prizrenit, duke krijuar kështu mundësinë që së paku virtualisht ku muze të jetë i qasshëm për komunitetin e Personave me Aftësi të Kufizuara.


EC Ma Ndryshe është duke vazhduar punën për zbatimin e kësaj praktike edhe në muzetë tjera të Prizrenit dhe të qyteteve tjera në Kosovë.
Koncepti i shëtitjes virtuale në 3D në Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.


LINKU PËR EKSPLORIM TË MUZEUT ARKEOLOGJIK: https://my.matterport.com/show/?m=bcnH2t3LXQb&brand=0

Rrjetëzimi