Mbahet moduli i parë i Shkollës per Planifikim dhe Zhvillim Urban

Gjatë datave 25-27 shtator 2015 në Durrës është mbajtur moduli i parë i Shkollës për Planifikim dhe Zhvillim Urban. Gjatë ditës së parë të këtij moduli janë mbajtur sesione nga Elvida Pallaska mbi Parimet kryesore dhe debatet bashkëkohore në menaxhimin urban dhe Rozafa Basha mbi Urbanizmin e ri dhe sfidat e menaxhimit të qyteteve të Kosovës. Gjatë ditës së dytë të këtij moduli ligjëroi Metka Sitar nga Universiteti i Mariborit, Slloveni, duke u fokusuar në kriteret e BE-së të menaxhimit urban dhe duke prezantuar praktikat e shtetit Slloven në këtë fushë.

 

Pjesëmarrës të shkollës janë përfaqësuesit e institucioneve lokale e qendrore, profesionistë të fushave të urbanizmit dhe arkitekturës, përfaqësues të OJQ-ve dhe medias, studentë alumni të Shkollës Evropiane, studentët e arkitekturës, sociologjisë, etj. Shkolla për Planifikim dhe Zhvillim Urban do të vazhdojë me dy module tjera që do të mbahen gjatë muajve të ardhshëm. Për më shumë rreth shkollës gjeni një material informues këtu, programin e modulit të parë dhe listën e pjesëmarrësve.

Shkolla për Planifikim dhe Zhvillim Urban bashkorganizohet nga EC Ma Ndryshe dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.
 

Rrjetëzimi