Mbahet moduli i dytë i Shkollës për Planifikim dhe Zhvillim Urban

Gjatë datave 23-25 tetor 2015 në Shkodër është mbajtur moduli i dytë i Shkollës për Planifikim dhe Zhvillim Urban mbi temën "Trashëgimia kulturore dhe Planifikimi urban". Gjatë këtij moduli janë mbajtur sesione nga Eliza Hoxha, nga Luan Nushi lidhur me Përfshirjen e Trashëgimisë kulturore në Planifikim Hapësinor në Kosovë, si dhe Enes Toska dhe Sali Shoshi mbi Planet e Trashëgimisë kulturore në Kosovë.


Pjesëmarrës të shkollës janë përfaqësuesit e institucioneve lokale e qendrore, profesionistë të fushave të urbanizmit dhe arkitekturës, përfaqësues të OJQ-ve dhe medias, studentë alumni të Shkollës Evropiane, studentët e arkitekturës, sociologjisë, etj. Shkolla për Planifikim dhe Zhvillim Urban do të vazhdojë edhe me një modul tjetër që do të mbahet gjatë muajit të ardhshëm. Për më shumë rreth shkollës gjeni një material informues këtu dhe listën e pjesëmarrësve.

Shkolla për Planifikim dhe Zhvillim Urban bashkorganizohet nga EC Ma Ndryshe dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Rrjetëzimi