Mamusha tani me Këshill për Veprim Rinor Lokal

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Transparenca online e Komunës së Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës” ka marrë pjesë në mbledhjen e rradhës të kryetarit të komunës së Mamushës, Arif Bütüç me drejtorët komunal ku janë miratuar disa vendime.

Bazuar në nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L-040 kryetari i Komunës së Mamushës gjatë muajit shkurt ka marr vendim për njohjen e Këshillit për Veprim Rinor Lokal të Mamushës. Këshilli do të funksionoj si formacion këshillues i organizatave rinore të cilat veprojnë në territorin e Komunës së Mamushës, me qëllim të përfaqësimit të interesave të organizatave rinore tëk institucionet Komunale në Mamushë. Këshilli sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ ka përgjegjësi dhe obligim të fuqizojë organizatat rinore të Komunës së Mamushës, për të ndërtuar një vision të përbashkët për të rinjt e Komunës së Mamushës. Ky këshillë funksionin e tij e ushtron në bazë të ligjit për Fuqizim dhe Pjesmarrje të Rinisë Nr.03/L-145, Udhëzimit Administrativ Nr.9.2010 Statutit të Këshillit si dhe Rregullorës së Punës. KVRL do të udhëhiqet nga Mirat Bütüç kryetar, Berna Mazrek nën kryetare, Mevlyde Bütüç sekretar dhe Serdar Thaç arkatar. Lexo komunikatën për media.

Rrjetëzimi