Letër e hapur e organizatave të shoqërisë civile drejtuar Qeverisë së Kosovës për mandatin e kryetarit Ramadan Muja
Organizatat e shoqërisë civile i janë drejtuar sot Qeverisë së Kosovës me një letër të hapur për mandatin e kryetarit Ramadan Muja.
Kryetari i Komunës së Prizrenit po i afrohet fundit të mandatit të tij qeverisës si një kryetar i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Përderisa Kryetari Ramadan Muja ka vendosur që të mos jap dorëheqje dhe të pres vendimin e shkallës së dytë, e ndoshta edhe të Gjykatës Supreme, qeverisja në këtë komunë ka degraduar në një qeverisje kriminale. Këtë javë, një zyrtar i lartë i Komunës së Prizrenit u denua me tri vite burg efektiv për shpërdorim të detyrës zyrtare. Dy javë më parë, për shkak të neglizhencës së pushtetit lokal, një vajzë tre vjeçare humbi jetën si pasojë e shembjes së objektit në Qendrën Historike të Prizrenit. Në vazhdimësi, Komuna e Prizrenit është duke lejuar shkatërrimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit. Kryetari Muja është ndër të paktët persona zyratrë të cilin përfaqësuesit diplomatik të vendeve të huaja nuk pranojnë ta takojnë. Gjeni letrën këtu.