Kufijtë e padefinuar, problemi kryesor i “Qendrës Historike” të Prishtinës

Muajin e kaluar, në kuadër të projektit “Transparenca Online”, EC Ma Ndryshe ka publikuar raportin hulumtues “Qendra Historike e Prishtinës numëron ditët e fundit” në të cilin, mes tjerash, vihen në pah problemet që ndërlidhen me mbrojtjen ligjore të munguar të saj, që paraprihet nga mosdefinimi i qartë i kufijve të saj. Raportin “Qendra Historike e Prishtinës numëron ditët e fundit” mund ta lexoni të plotë këtu.
 
Ndër të gjitha zhvillimet, këto probleme rezultojnë të jenë ndër më kritiket dhe që lënë më së shumti hapësirë për vazhdimin e degradimit të saj, por dhe një nga arsyet pse kjo zonë është sjellë në gjendjen ne të cilën gjendet sot. Në dokumente të ndryshe, kjo zonë figuron me emërtime të ndryshme, e që tregon për qasje të paqëndrueshme ndaj trajtimit të Qendrës Historike. Edhe pse Qendrës Historike të Prishtinës shpesh i referohemi si Zonë Historike e Prishtinës, në fakt ajo nuk është fare e definuar si e tillë. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi