Kryetari Haskuka nuk duhet t’i harrojë premtimet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në muajt e parë të qeverisjes së tij ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës paraelektorale sa i përket zvogëlimit të numrit të drejtorive komunale,  përfaqësimit të barabartë gjinor në Ekzekutiv si dhe zbatimit të transparencës radikale në qeverisje.

Në fillim të mandatit të tij qeverisës Haskuka ka mbajtur numrin e njëjtë të drejtorive si në mandatin e kaluar të qeverisë Muja, pra 13 gjithsejtë. Në këtë mënyrë, Haskuka, përbërjen e Qeverisë lokale ia ka përshtatur nevojave të koalicionit qeverisës dhe jo programit të tij përkatësisht zotimeve të prezantuara gjatë fushatës paraelektorale. Gjej komunikatën.

Rrjetëzimi