Komuniteti informohet për të drejtën e gruas në trashëgimi
EC Ma Ndryshe sot 12 shtator 2014 mbajti debatin e rradhës mes qytetarëve dhe përfaqësuesve nga Gjykata Themelore në Prizren me temën E drejta e gruas në trashëgimi, në kuadër të projektit Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë të financuar nga USAID dhe mbikëqyrur nga ATRC. Debati kishte synim të nxisë diskutimin mes qytetarëve, panelistëve dhe Gjykatës Themelore në Prizren për konceptet themelore të trashëgimisë me testament dhe me ligj, me theks të veçantë për gratë. Për të diskutuar me qytetarët në këtë debat, të pranishëm ishin: Mehmet Ndrecaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren dhe Valbona Salihu, nga Shoqata e Juristeve NORMA. Lexo komunikatën.