Komuna e Prizrenit nuk e ka zbatuar rekomandimin e Auditorit për lejet e ndërtimit

Komuna e Prizrenit nuk ka arritur që të vendos kontrolle efektive dhe monitorim të duhur gjatë trajtimit të rasteve të ndërtimit dhe rekomandimi i dhënë nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) rreth kësaj çështjeje ka mbetur i paadresuar. Në Raportin e fundit të Auditorit që është publikuar muaj më parë bëhet e ditur se rekomandimi për lejet e ndërtimit i paraqitur në vitin e kaluar nuk është zbatuar nga ana e Komunës së Prizrenit.

Auditori vitin e kaluar pat rekomanduar se Kryetari i Komunës duhet të sigurojë që numër i mjaftueshëm i stafit është i angazhuar në drejtorinë e urbanizmit dhe me kohë dhe kompetencë i trajton të gjitha aplikacionet për leje ndërtimi. Lexo komunikatën për media.

Rrjetëzimi