Komuna e Prizrenit ka mbyllur 2014-n me fatura të papaguara në vlerë 2.2 milionë euro

Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit shkurt ka analizuar Raportin vjetor financiar të Komunës së Prizrenit, për periudhën janar-dhjetor 2014. 

Raporti vjetor financiar i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave tregon se vitin e kaluar Komuna e Prizrenit ka vazhduar dobësitë në performansën buxhetore, pasi që vitin 2014 e ka mbyllur me mbi 2.2 milionë euro borxhe të papaguara. Pasqyra e faturave (obligimeve) të papaguara të Komunës së Prizrenit tregon se në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale shuma e borxheve arrin në afër 1.9 milionë euro, derisa borxhi i papaguar për mallrat dhe shërbimet është 124 mijë euro, për shpenzimet komunale është 46 mijë euro si dhe 10 mijë euro për subvencione. Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi