Komuna e mbyllur
Komuna e Prizrenit vazhdon të tregojë performansë të dobët në trajtimin e kërkesave të qytetarëve. Dëshmi për këtë janë statistikat e kërkesave të EC Ma Ndryshe dërguar komunës së Prizrenit gjatë periudhës janar - qershor 2014. Nga gjithsejt 67 kërkesa të dërguara nga organizata në këtë periudhë, afër gjysma e tyre kanë mbetur pa përgjigje (46%). Edhe në rastet kur komuna ka kthyer përgjigje, mbi 50% e tyre kanë qenë përgjigje jo të plota dhe/ose janë kthyer me vonesë (duke i shkelur afatet ligjore). Në periudhën gjashtë mujore, numri i përgjithshëm i ditëve të vonesave për kërkesat që ende mbesin pa përgjigje është 1865 ditë (dhe numërimi vazhdon).