Komisioni Evropian paraqet shqetësimin për degradimin sistematik të TK-së
Incidentet e rrënimeve ilegale të trashëgimisë kulturore kanë vazhduar dhe ndëshkimet ndaj kryesve nuk janë zbatuar. Degradimi sistematik i trashëgimisë, veçanërisht në Prizren, paraqet një shqetësim të madh dhe përbën një rrezik në rritje për sigurinë publike, thuhet në Raport, në pjesën e të drejtave kulturore. Raporti përmend se Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit që ishte themeluar në vitin 2014 për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka pas ndikim minimal. Nevojiten përpjekje të shtuara për të siguruar mbrojtjen dhe menaxhimin adekuat të trashëgimisë kulturore në tërë Kosovën, thuhet në Raport. Lexo komunikatën.