Kandidatët për kryetar të Komunës së Prizrenit përballë rinisë
EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes përmes medieve sociale, ka organizuar takimin e parë jo-formal me kandidatët për Kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013. Duke synuar që të rinjtë e Prizrenit të informohen paraprakisht me idetë dhe planet e secilit kandidat, takimi u mbajt në një ambient jo-formal ku diskutimet ishin të drejtpërdrejta dhe të hapura. Në këtë debat prezantimi i programeve për rininë u bë nga kandidatët: Z. Arbër Rexhaj - Vetëvendosje, Z. Fadil Softa - Alternativa Demokratike e Kosovës, Z. Lulzim Kabashi - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës / Lidhja Demokratike e Dardanisë, Z. Naser Bresa - Aleanca Kosova e Re, Z. Zafir Berisha - Bashkimi Demokratik.