Intervenohet me LED llamba efiçiente në ShFMU “Nefit Jusufi”

EC Ma Ndryshe ka realizuar intervenimin me LED llamba efiçiente në SHFMU"Nefit Jusufi"-Skorobisht në fshatin Skorobishtë të Prizrenit, bazuar në kërkesat e komunitetit shkollor. Gjatë takimeve të rregullta që EC i ka realizuar me këtë institucion arsimor, mungesa e llambave efiçiente si dhe ndriçimi i dëmtuar nëpër disa klasa ishte paraqitur si shqetësim.


Ky intervenim do të shërbej edhe si një demonstrim praktik për nxënësit se cilat janë masat që duhet të ndërmerren në shkollë e në shtëpitë e tyre së bashku me prindërit për të kursyer energjinë. Në rrethanat aktuale është e domosdoshme të promovohen masa specifike, të cilat mundësojnë shfrytëzimin më të mirë dhe më të qëndrueshëm të energjisë elektrike në Kosovë.


Përveç sensibilizimit mjedisor, ky investim rrit efiçiencën e ndërtesës duke ndikuar kështu në mbrojtjen e mjedisit dhe në kursim të energjisë elektrike, andaj shembujt e tillë EC planifikon që ti zhvillojë edhe në vitet e ardhshme në shkolla e ndërtesa të tjera sipas kërkesave të qytetarëve.

Rrjetëzimi