Intervenohet edhe në një park të Junikut

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Komunën e Junikut ka realizuar mbjelljen e fidanëve në Sheshin “Gëzim Pepshi”, në lagjen Pepsh.


Pjesë e këtij aktiviteti përveç stafit të EC-it kanë qenë edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Demokrat Ganijaj, Drejtori i Urbanizimit, Kadastrit dhe Mjedisit, z. Zenun Shala, si dhe z. Rrustem Pepshi dhe z. Sali Pepshi përfaqësues i lagjes Pepsh.


Ky intervenim është kërkesë e iniciuar nga banorët e lagjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike të kësaj komune, dhe vjen si rrjedhojë e bashkëpunimit të suksesshëm që EC-i dhe kjo drejtori kanë pasur më herët në Parkun e lagjes “Bajraktar”.


Në ditët në vijim në muret rreth këtij parku do të realizohet edhe intervenimi artistik, së bashku me nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Junikut”, për ta shndërruar këtë hapësirë në një vend më atraktiv dhe më të shfrytëzueshëm, ku i gjithë komuniteti do të ketë mundësinë për shoqërim dhe relaksim.


EC Ma Ndryshe i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesen për hapësirat e gjelbra, dhe njëkohësisht kërkon nga institucionet përgjegjëse të investojnë sa më shumë për shtimin e tyre dhe të bashkëpunojnë me komunitetin për mirëmbajtjen e tyre.

Rrjetëzimi