Iniciativa Legjislative Qytetare

Më 2 Prill, 2014 Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët i dorëzoi Kuvendit të Kosovës iniciativën qytetare e cila ka për qëllim të amandamentoj nenin 69 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë të lejojë kompensim e drejtë për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ky plotësim ndryshim do ta vëntë këtë ligj në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe obligimet ndërkombëtare. Në mbështetje të këtij ndryshimi, 13,231 nënshkrime u mblodhën nga një koalicion i 9 organizatave partnere nga komunat e ndryshme të Kosovës. Organizatat të cilat ishin bashkëpunues në këtë iniciativë janë: AKTI (Fushe Kosove), CSD (Graqanicë), Ec ma Ndryshe (Prizren), Femrat Aktive te Gjakoves (Gjakovë), FIZH (Pejë), KCBS (Gjilan), Me dore ne Zemër (Mitrovicë), Mileniumi i Ri (Prishtinë), dhe Prehja (Skenderaj). Përfaqësuesit e kësaj iniciative, Hilmi Jashari, Menaxher Ligjor nga organizata CRP/K; Kushtrim Kaloshi, Drejtor Ekzekutiv nga ATRC dhe Agon Gashi, Zyrtar Ligjor i Kampanjës ja prezantuan këtë iniciativë  Jakup Krasniqit, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Në momentin që nënshkrimet verifikohen nga Komisioni Qendror për Zgjedhje, kjo reformë e propozuar do të jetë pjesë e agjendës legjislative të Kuvendit të Kosovës.

 

Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët është një lëvizje që sjell së bashku qytetarët dhe grupet e shoqërisë civile në Kosovë që të punojnë për reformën në sistemin e drejtësisë dhe për të promovuar ndryshim përmes avokimit publik. Qëllimi ynë është që të promovojmë një sistem juridik më të drejtë dhe llogaridhënës dhe për të rritur përgjegjshmërinë e tij për nevojat e qytetarëve

Rrjetëzimi