Fillon trajnimi i ciceronëve në Janjevë

Fillon trajnimi i ciceronëve në Janjevë

EC Ma Ndryshe ka filluar mbajtjen e seancave të trajnimit për Zhvillimin e Aftësive për Udhërrëfyesit Turistik (Ciceronëve) në Janjevë.

Ky aktivitet përgjatë një jave synon që t'u ofrojë 20 përfaqësuesve të komuniteteve lokale me prejardhje të ndryshme etnike të Janjevës mundësinë për të fituar njohuri elementare në fushën e turizmit si dhe për operatorët turistikë.

Programi i trajnimit do të mbulojë temat, si konceptet dhe llojet e guidave turistike, sjelljen profesionale dhe etikën e guidave turistike, itinerarin/shtegun turistik, praktikat më të mira në këtë fushë si guidë turistike dhe praktikat e biznesit turistik. Falë kombinimit të teorisë dhe praktikës në terren pjesëmarrësit do të kenë rastin që të njoftohen me praktikat dhe njohuritë gjithëpërfshirëse të industrisë së turizmit, rëndësinë e saj dhe përfitimet e të qenit pjesë e saj.

Trajnimi do të krijojë një ndikim pozitiv në turizmin e Janjevës dhe mirëqenien e komuniteteve lokale duke rritur aftësitë dhe njohuritë e tyre në fushën e turizmit.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Hartëzimi i turizmit rural në Janjevë”. Projekti synon promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore dhe natyrore të kësaj zone, përmes zhvillimit të aftësive të banorëve, përmes ofrimit të shërbimeve të guidave turistike, si dhe identifikimin dhe hartëzimin e objekteve kulturore dhe natyrore të këtij fshati dhe promovimin e tyre përmes një platforme online.

Rrjetëzimi