Ekspeditiviteti i gjyqësorit kundruall rasteve të zyrtarëve publik

EC Ma Ndryshe sot mbajti tryezën e diskutimit “Ekspeditiviteti i gjyqësorit kundruall rasteve të zyrtarëve publik” në kuadër të projektit Transparenca online e komunave të Prizrenit Mamushës dhe Prishtinës me panelistë të ftuar z.Ymer Berisha, ZI – Komuna e Prizrenit, z. Arbër Rexhaj, Lëvizja Vetëvendosje, Prizren dhe z.  Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv, Instituti Demokratik i Kosovës.

Nga të pranishmit në këtë tryezë janë diskutuar rreziqet që i kanosen integritetit të institucionit të kryetarit të komunës dhe parimit të qeverisjes së mirë në nivel lokal nga zyrtarët publik që ballafaqohen me procese gjyqësore, që marrin kohë për t’u zgjidhur, sikurse edhe është analizuar mundësitë për masat që mund të ndërmerren për rritjen e efikasitetit të gjyqësorit në trajtimin e rasteve të zyrtarëve publik që kanë problem me ligjin.

Theks të veçantë  iu kushtua vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit për kryetarin Muja dhe neglizhencën e institucionit të gjyqësorit karshi zyrtarëve publik, zvaritjet e tepërta të proceseve ndaj zyrtarëve pavarsisht premtimit të organeve të drejtësisë se rastet korruptive dhe të abuzimit me detyrën zyrtare do të  jenë prioritare për shqyrtim.

Rrjetëzimi