Edhe një tejkalim i lejes ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit

Praktika e mos respektimit të pëlqimeve të autoriteteve të trashëgimisë kulturore gjatë aktiviteteve ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit nuk ka të ndalur. Rasti i fundit i kësaj natyre sipas autoriteteve ka ndodhur në fqinjësi të ndërtesës së Kryqit të Kuq.

Sipas të dhënave nga Drejtoria komunale e Urbanizmit, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshilli i Trashëgimisë Kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit, rasti në fjalë ka leje për ndërtim në etazhitet maksimal dy kate, e cila sipas autoriteteve lokale të trashëgimisë kulturore nuk është respektuar dhe është tejkaluar. Për më tepër, kjo strukturë duhet të respektojë integritetin e asetit të trashëgimisë që është e ngjitur me të. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi