EC në bashkëpunim me Activism Roots ka realizuar aktivitet ndërgjegjësues në qytetin e Gjakovës

Në këtë aktivitet është realizuar performanca “KËTU DO TË DUHEJ TË ISHTE NJË ASHENSOR, NË VEND TË NJË RAMPE TË GABUAR” në ndërtesën e Prokurorisë së Gjakovës.


Pjerrina e destinuar për qasjen e PAK-ve në ndërtesën e Prokurorisë në Gjakovë është jashtë standardeve të parapara me legjislacion. Kjo pjerrinë e bën të pamundur përdorimin nga PAK-të me karrocë. Prandaj EC dhe Activism Roots kanë adresuar shqetësimin lidhur me mungesën e kujdesit për gjithëpërfshirje si dhe për vazhdimin e ekzistencës së barrierave fizike për PAK-të për qasje në ndërtesë publike.


Në të njëjtën kohë është prezantuar mënyra e duhur e qasjes në këtë objekt sipas Udhëzimit Administrativ nr. 33/2007 për kushtet teknike të objekteve ndërtimore për qasjen e personave me aftësi të kufizuara.
EC angazhohet që në të gjitha proceset e planifikimit të ketë gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim me komunitetin në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë qasje të barabartë.

Rrjetëzimi