EC-i shënoi Ditën e Tokës

EC Ma Ndryshe së bashku me eko-klubin e Gjimnazit “Remzi Ademaj” shënoi Ditën e Tokës. Gjatë këtij aktiviteti bashkë është intervenuar me gjelbërim dhe ulëse në hapësirat publike përgjatë rrugëve “Eqrem Çabej” dhe “Bingeni”, në lagjen Ortakoll në Prizren.


Në këto hapësira janë mbjellur lloje të ndryshme të fidaneve drunore (Bli, Shkozë, Panjë norvegjeze, Mështeknë, Kumbull japonez, Leyland dhe Arizona) si dhe luleve shumëvjeçare. Eko-klubi së bashku me fëmijët e kësaj lagjeje kanë ndihmuar gjatë procesit të mbjelljes, dhe po ashtu kanë ngjyrosur ulëset e vendosura në park.


EC konsideron se hapësirat publike janë elementi bazë i një qyteti funksional. Në bazë të vëzhgimit të gjendjes aktuale, në Kosovë këto hapësira përveçse nuk janë të mjaftueshme, ato edhe nuk mirëmbahen si duhet.


Elementi tjetër me rëndësi është edhe gjithëpërfshirja e qytetarëve në planifikim dhe realizim të këtyre hapësirave, andaj EC përmes këtij aktiviteti ka aktivizuar të rinjtë në forma kreative duke i bërë kështu të ndjehen përgjegjës dhe të kujdesen për këto hapësira në të ardhmen.

Rrjetëzimi