EC finalizon modulin e parë të Shkollës së Aktivizmit Urban
EC ka finalizuar modulin e parë të Shkollës së Aktivizmit Urban, pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’. Temat e ligjëratave të javës së fundit ishin ‘’Gruaja dhe Qytetit’’ ligjëruar nga Aurela Kadriu dhe ‘’Arti në Hapësirat Publike’’, ligjëruar nga Leutrim Fishekqiu. Prezentimet e punëve grupore kanë karakterizuar finalizimin e Modulit 1. Gjatë katër vikendeve punuese, pjesëmarrësit me ndihmën e mentorëve kanë konceptuar 6 iniciativa qytetare të cilat do të realizohen gjatë Modulit 2. Iniciativat qytetare do të realizohen gjatë muajve të ardhshëm, dhe i takojnë fushëveprimeve të ndryshme duke përfshirë: artin në hapësirat publike, mbrojtjen trashëgimisë kulturore, hapësirat publike dhe personat me aftësi të kufizuara, Lumbardhi si hapësirë për të gjithë, intervenimet urbane si dhe hapësirat publike përreth shkollave.
Shkolla e Aktivizmit Urban realizohet në përkrahje të National Endowment for Demokraci, duke u mundësuar të rinjëve, nxënës dhe studentë, të njihen më shumë me kuptimin e aktivizmit urban në një proces 4 mujor të edukimit.