EC fillon sesionin e prezantimeve në shkollat e mesme të Kosovës

EC ka filluar sesionin e prezantimeve në shkollat e mesme të Kosovës, pjesë e projektit “AktRural (RuralAct) – aktivizmi i të rinjve në zonat rurale të Kosovës”. Këto prezantime informuese janë realizuar gjatë muajit Prill në shkollat e mesme të regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës duke përfshirë komunën e Dragashit, Mamushës, Suharekës, Rahovecit dhe komunën e Malishevës.

Prezantimet synojnë informimin e nxënësve lidhur me aktivitetet e projektit, qëllimin e projektit, si dhe moduleve, trajnimeve dhe nismave të aktivizmit  të të rinjve në zonat rurale të Kosovës.
Gjatë këtyre ligjëratave nxënësit pjesëmarrës janë njoftuar lidhur me procedurën e aplikimit për të qenë pjesëmarrës gjatë aktiviteteve pasuese të projektit.

Projekti synon të kontribuojë në zbutjen e niveleve të përjashtimit social të të rinjve në zonat rurale duke rritur mundësitë e angazhimit të tyre në nisma të aktivizmit, vullnetarizëm dhe aktivitete jashtë kurrikulare.


Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
 

Rrjetëzimi