DUPH nuk lëshon leje por DSHP lejon vendosjen e lojërave

Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajve të kaluar ka adresuar përsëri çështjen e vendosjes së lojërave (Luna Parkut) në afërsi të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, pas ankesave që ka pranuar nga banorët që jetojnë në lagjet përreth.

Qytetarët e këtyre lagjeve, pas paraqitjes verbale të ankesave, që ishin publikuar nga EC Ma Ndryshe (http://www.online-transparency.org/repository/docs/Komunikate_korrik_2.pdf), me mbështetjen e marrë nga monitoruesit kanë iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve me anë të cilit peticion nga vendimmarrësit komunal kanë kërkuar ndalimin e vendosjes së lojërave në brendi dhe afërsi të Qendrës Sportive, pasi që pakënaqësia e tyre në këtë drejtim ishte anashkaluar për vite me radhë. Lexo komunikatën
 

Rrjetëzimi