Dokumentari Silent Balkans fiton çmimin Focal International
Shpallet fitues i çmimit FOCAL International, filmi dokumentar SILENT BALKANS i cili ështe produkt i prodhuar nga Anemon në kuadër të projektit A Balkan Tale në bashkëpunim me katër organizatat joqeveritare në Ballkan (OJQ Emancipimi Civil Ma Ndryshe, Fondi Shqiptar për monumentet, Remont dhe Qendra për Promovimin e Praktikave të Qëndrueshme Bujqësore dhe të Zhvillimit Rural). Qëllimi i dokumentarit është ngritja e vetëdijes për nevojën e kultivimit të trashëgimisë otomane, e cila shënon një periudhë mjaft të rëndësishme të zhvillimit kulturor të popujve të Ballkanit dhe paraqet një interpretim unik të të kaluarës së përbashkët otomane të rajonit të Ballkanit.
Historia se si bashkëjetesa e popujve të ndryshëm gjatë Perandorisë Osmane përfundoi me rritjen e nacionalizmave dhe konfliktit. Një dokumentar i lëshuar në 7 gjuhë lokale, i bazuar në fotografitë e para dhe në filmat e krijuar me rastin e njëqindvjetorit të Luftërave Ballkanike, rrëfen historinë e luftërave të Ballkanit (1912-1914) nga një perspektivë më shumë rajonale se sa nacionale. Shikoni dokumentarin këtu