Dita e dytë e trajnimit të Garës së Videove me Smartphone

Sot ka vazhduar dita e dytë e trajnimit të Garës së Videove me Smartphone. Në ditën e dytë të trajnimit aplikantët e garës i ka vizituar edhe Kryetari i Komunës Mytaher Haskuka. Kyetari Haskuka është informuar me problemet e adresuara nga ana e të rinjve dhe ka ofruar përkrahje për marrjen në shqyrtim të tyre. Dita e dytë ka vazhduar më pas me punë praktike në terren, ku aplikantët janë njoftuar me teknikën e xhirimit.

Trajnimi i aplikantëve do të vazhdoj në ditët në vijim lidhur me teknikën e montimit dhe realizimit të videove të shkurtra. Secila nga videot e propozuara nga të rinjtë adreson një shqetësim lidhur me parimet e së drejtës mbi qytetin, duke filluar nga: siguria publike, ngacmimet seksuale, monumentet historike të mbyllura, mungesa e korsive për biçikleta, fëmijët e rrezikuar nga trafiku i shpejtë, pengesat në qasje të objekteve publike nga ana e personave me aftësi të kufizuara, diskriminimet shoqërore dhe nacionale, punimet e tejzgjatura në rrugët e qytetit si dhe mungesa e institucioneve parashkollore.

Rrjetëzimi