Debati Konsumi dhe oferta kulturore në Prizren
Debati Konsumi dhe oferta kulturore në Prizren në kuadër të projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore në nivel lokal, u mbajt më 4 mars 2013 në Restaurant Marashi (Lagjia Marash) në Prizren. Panelistë të debatit ishin: Z. Zekë Çeku, ekspert i turizmit, Z. Urim Ukimeri, koordinator i kulturës në komunën e Prizrenit, Z. Veton Nurkollari, Dokufest dhe Besar Haxhibeqiri, koordinator i Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren - RrOK. Në debat u diskutua për potencialin turistik dhe kulturor që e ka komuna e Prizrenit e poashtu edhe për neglizhiencen e treguar nga institucionet lokale për ta promovuar këtë potencial. Konkludim nga debati ishte sa tashmë është koha e fundit kur potenciali turistik e kulturor i Prizrenit duhet të shihen dhe trajtohen si shtyllat kryesore të zhvillimit të qytetit.