Debati “Kandidatët për kryetar të Komunës së Prizrenit përballë rinisë”

EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendim-marrjes përmes medieve sociale, organizoi takimin e dytë jo-formal me kandidatët për Kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013. Duke synuar që të rinjtë e Prizrenit të informohen paraprakisht me idetë dhe planet e secilit kandidat, takimi u mbajt në një ambient jo-formal ku ishin të mundura diskutime të drejtpërdrejta dhe të hapura. Prezantimi i programeve për rininë u bë nga këta kandidatë: Z. Beni Kizolli – Partia Konservatore, Z. Eqrem Kryeziu – Lidhja Demokratike e Kosovës, Z. Fadil Kryeziu – Nisma Qytetare për Prizrenin dhe Z. Pajtim Kosova – Partia e Drejtësisë.
 

Rrjetëzimi