Debati “Gratë dhe planifikimi urban në Prizren”

EC Ma Ndryshe nis ciklin e debateve “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të 28 fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban. Debatet do të jenë forume të avokimit publik ndaj qeverisë lokale, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të grupit përkatës të komunitetit, komunës, shoqërisë civile, medias, qeverisë qendrore dhe ekspertë të planifikimit urban. Ky cikël i shtatë debateve realizohet në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës” që përkrahet nga Olof Palme International Center, e cila mbështetet nga Qeveria e Suedisë.

Debati i parë i këtij cikli "Gratë dhe planifikimi urban në Prizren" u mbajt me 20 shtator, 2013 në Restaurant Marashi - Prizren. Panelistë të këtij debati ishin z. Sadik Paqarizi - Drejtor i DUPH dhe znj. Merita Halitaj - One To One Kosova. Përveq prezentimit të analizës "Planifikim urban për qytetarët", u diskutuan edhe shumë brenga dhe shqetësime të komunitetit të gruas nga panelistët dhe kontribues të shumtë. Debatet e këtij lloji kontribuojnë si në nxjerrjen e nevojave të qytetarëve dhe adresimin e tyre tek DUPH por edhe në koordinimin dhe avokimin për qytetarët dhe komunën.
 

Rrjetëzimi