Debati Banorët e lagjaës Arbana dhe planifikimi urban në Prizren
Debati i pestë në vazhdën e ciklit të debateve të projektit "QYTETI GJITHËPËRFSHIRËS - Planifikim me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren" ishte debati "Banorët e lagjes Arbana dhe planifikimi urban në Prizren". Panelistët e debatit ishin: Z. Ekrem Kryeziu - punonjës në QMF - Arbanë dhe Znj. Shpresa Osmanollaj - DUPH. Prej të pranishmëve përveq banorëve të lagjes Arbana ishin dhe drejtori i Hidroregjionit Jugor Z. Besim Baraliu dhe Z. Arjanit Ukimeri nga ky institucion, përfaqësues nga DUPH dhe DSHP, të pranishëm nga OJQ të ndryshme, policia e Kosovës, SH.H. Pashtriku, B&S Europe, OSBE, etj. Diskutimet, kërkesat, shqetësimet dhe nevojat ishin nga më të ndryshmet dhe të domosdoshme për lagjen Arbana. Kërkesat ishin të qarta nga ana e tyre dhe përfaqësues nga DUPH u shprehën të gatshme për t'i pranuar dhe konsideruar ato.