Buletini i parë informativ Gjykatë e hapur
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju numrin e parë të buletinit informativ Gjykatë e Hapur, publikim i ri i Gjykatës Themelore të Prizrenit. Buletini është një dritare e re e transparencës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti. Ky publikim periodik do të ofrojë informacion mbi punën e gjykatës, statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në gjykatë, përfshirjen mediale dhe të tjera në shërbim të transparencës e llogaridhënies karshi qytetarëve.
Buletini informativ Gjykatë e Hapur do të publikohet në periudha tre-mujore, ndërsa numrin e parë të këtij publikimi (Korrik Shtator 2014) Gjykata e ka hartuar në bashkëpunim me organizatën EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë, që mbështetet nga USAID dhe mbikëqyret nga ATRC.
Ju lutem gjeni të bashkëngjitur numrin e parë të buletinit informativ Gjykatë e Hapur.