As këtë vit nuk përfundon restaurimi i Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë
Në kuadër të projektit Transparency Online, EC Ma Ndryshe gjatë muajve qershor-korrik ka filluar një hulumtim rreth punëve konservuese dhe restauruese në objektet e trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Fillimisht në fokus të këtij hulumtimi është Xhamia e Çarshisë.
Projekti i konservimit dhe restaurimit të Xhamisë së Çarshisë filloi në vitin 2011, pas nënshkrimit të një marrëveshje në mes të Komunës së Prishtinës si donatore e projektit dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës (IMMK) si punëkryese. Në bazë të marrëveshjes, për realizimin e fazës së parë, Komuna e Prishtinës ka dhënë 80.000 euro; për realizimin e fazës së dytë 250.000 euro; në fazën e tretë ka dhënë 100.000 euro për përfundimin e projektit; dhe në fazën e katërt 132.000 euro për punët për përfundim të tërësishëm të projektit të cilat nuk janë paraparë në fazën përfundimtare. Rrjedhimisht, shuma totale e ndarë deri më tani nga Komuna është 562.000 euro. Lexo komunikatën.