Publikimet

SIGURIA NË TRAFIKshtator, 2020Pasiguria në trafikun rrugor është një nga problemet kryesore e me ndikim të madh për shëndetin publik dhe zhvillim të shoqërive në mbarë botën, e me një theks të veçantë në Kosovë. Duke e parë me shqetësim këtë çështje, EC Ma Ndryshe ka realizuar një hulumtim me temë “Siguria në trafik” me qytetarët e lagjeve të Prizrenit.Qëllimi i këtij hulumtimi ishte grumbullimi i informatave në lidhje me sigurinë e lëvizjes së qytetarëve në rrugë dhe hapësira publike.
UDHËZUES PËR INTEGRIMIN E TË MËSUARIT PRAKTIK TË TRASHËGIMISË KULTURORE NË KURRIKULËN MËSIMOREgusht, 2020Ky udhëzues është hartuar për punonjësit në sektorin e arsimit fillor, të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë, me theks të veçantë për Komunën e Istogut. Udhëzuesi i dedikohet ekipit profesional të angazhuar në Drejtorinë Komunale të Arsimit, për drejtorët dhe udhëheqësit e shkollave, dhe për mësimdhënësit, në veçanti për ata që ligjërojnë lëndët nga fusha shoqëria dhe mjedisi, duke mos anashkaluar edhemësimdhënësit e gjuhës amtare, artit figurativ dhe artit muzikor. Ky udhëzues është hartuar për të shërbyer si një mjet praktik për mësimdhënësit, për të përmirësuar vlerën e edukimit, duke nxitur përfshirjen aktive dhe mendimin kritik tek nxënësit.
STRATEGJIA DY VJEQARE E ZHVILLIMIT TË GRUPIT JO FORMAL - Shoqata e të rinjëve për trashëgimi - Istog gusht, 2020Hartimi i strategjisë dy vjeçare për zhvillim të grupit jo formal “Shoqata e të Rinjvepër Trashëgimi” ka për qëllim përkrahjen e shoqatës në zhvillimin e saj përmes:propozimit të aktiviteteve dhe hartimit të planit të punës, krijimin e identitetit vizual, promovimin e punës dhe krijimin e kanaleve për promovim përmes rrjeteve sociale (hapjen e llogarive në rrjetet sociale dhe përdorimin efikas të tyre).Kjo strategji dy vjeçare për Istogun përmban orientime të Strategjisë për Trashëgimi Kulturore 2017-27 si dhe udhëzimet e Strategjisë së aprovuar për Rini 2019-23 të MKRS. Strategjia gjithashtu synon të nxitë bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre komunale për të fuqizuar politikat dhe programet rinore.
ISTOGU IM I BUKUR - Tregime për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të interpretuara nga nxënësitgusht, 2020Ky libër do të shërbejë si material informues mbi trashëgiminë kulturore, natyrore dhe historike të Istogut dhe njëkohësisht do të promovohet si material për zhvillim të turizmit të kësaj komune me natyrë të bukur e histori të pasur. Libri përmban gjithsej 40 tregime të interpretuara të nxënësve për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Komunës së Istogut. Libri paraqet një perspektivë, këndvështrim të një nxënëseje apo nxënësi se si e sheh dhe e përjeton trashëgiminë kulturore që e rrethon.
Gjendja mjedisore ne Prizrengusht, 2020Ky dokument ofron një pasqyrë të përgjithshme mbi burimet e ndotjes në mjedis dhe cilësinë e ajrit, ujërave dhe dheut në Komunën e Prizrenit. Analizohen burimet kryesore të ndotësve të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë ose tërthorazi në kualitetin e mjedisit ku përfshihen: shfrytëzimi i biomasës si burim i energjisë, transporti rrugor, mbeturinat e ngurta dhe ndotësit nga burimet agrokemikale. Përveç burimeve të ndotjes dokumenti paraqet edhe gjendjen aktuale të ndotjes bazuar në monitorimet e ajrit, ujit dhe dheut karshi vlerave kufitare të ndotësve, në mënyrë që të ofrohet një pamje e qartë e gjendjes së mjedisit në Prizren.
Drunjte ne peisazhin e qytetitgusht, 2020Duke e parë të arsyeshme shtimin e gjelbërimit brenda hapësirave urbane të Prizrenit EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit ”Human Rightivism” ka sjellur në dispozicion dokumentin “Trees in the Townscape”- Pemët në peisazhin e qytetit, dokument ky i cili ofron një grup gjithëpërfshirës të 12 parimeve të orientuara drejt veprimit të cilat mund të përshtaten me kontekstin unik të qytetit për të siguruar një udhërrëfyes për pemët në një kontekst të shekullit 21.
Komunat e Kosovës në ballafaqim me pandeminë globale CORONAVIRUS COVID-19maj, 2020Hulumtimi është kryer me pyetësor online me 22 pyetje, i cili është dërguar te të gjitha 38 komunat e Kosovës. Prej tyre, 32 komuna janë përgjigjur, derisa 6 sosh nuk kanë ofruar përgjigje për këtë hulumtim. Gjetjet e këtij hulumtimi çojnë te përfundimi se komunat e Kosovës, duke i marrë parasysh kapacitetet dhe buxhetin e tyre, janë ballafaquar relativisht mirë me situatën e krijuar me pandeminë COVID-19.
Shkarko[ALB][ENG]
UDHËZUES PRAKTIK PËR KOMPANITË E NDËRTIMIT “MË PAK NDOTJE GJATË NDËRTIMEVE”prill, 2020Qëllimi i udhëzuesit është të ofrojë praktika të mira të punës për të kontrolluar nivelin e ndotjes që shkaktohet nga ndërtimet dhe demolimet. Adoptimi i masave për kontrollim të ndotjes gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe demolimit është i rëndësishëm jo vetëm për mjedisin por edhe për vet ndërtuesin. Ndërtimet me mungesë të masave për kontroll të ndotjes mund të jenë edhe shkaktar i rritjes së kostove të projektit, prandaj rekomandimet e ofruara janë një mundësi e mirë për të ndërruar qasjen në favor të mbrojtjes së mjedisit gjatë ekzekutimit të aktiviteteve të ndryshme ndërtimore.
TREGUESIT MJEDISOR PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT TË SEKTORIT TË NDËRTIMITprill, 2020Treguesit mjedisor për vlerësimin e ndikimit të sektorit të ndërtimit është raport informativ I cili ka për qëllim ofrimin e një seti të konsoliduar të treguesve për vlerësimin e performancës së ndërtesave në raport me aspektet kryesore mjedisore. Përmëtepër, ky raport ofron një pasqyrë të gjendjes aktuale në Komunën e Prizrenit, karshi gjendjes në nivel të Kosovës, Bashkimit Evropian (BE) dhe ate global.

Ky raport bazohet në shqyrtimin e direktivave të BE-së dhe standardeve relevante, literaturës rreth ndikimit të sektorit të ndërtimit në mjedis, si dhe raporteve mbi gjendje ekzituese në BE dhe Kosovë.

Adreson tri aspektet kryesore mjedisore në tre kapituj te veçant karshi sektorit të ndërtimit duke përfshirë emetimet atmosferike, mbeturinat nga ndërtimi dhe demolimi, si dhe konsumin e burimeve natyrore nga ky sektor.
FERIZAJI QYTET (JO) I QASSHËMprill, 2020Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) vazhdojnë të jenë të kategorizuar në rradhën e grupeve të margjinalizuara. Barrierat fizike dhe mungesa e infrastrukturës së përshtatshme për të gjitha kategoritë e këtij komuniteti, vazhdon të jetë e shprehur në të gjitha komunat e Kosovës. Kushtet jo të favorshme për lëvizje të pavarur dhe pengesat në qasje në objektet publike vërehen në masë të madhe edhe në qytetin e Ferizajit.Duke patur parasysh këtë problem madhor lidhur me gëzimin e të drejtave substanciale nga PAK, ky hulumtim synon që të bëjë dokumentimin e pengaseve të cilat limitojnë personat me aftësi të kufizuara në qasjen dhe lëvizjen e tyre të barabartë me qytetarët e tjerë. Ky hulumtim vie si vazhdimësi e përpjekjeve të EC-it për të bërë identifikimin e këtyre pengesave, pas publikimit të hartave të barrierave për qytetin e Prizrenit dhe Malishevës.
Aktivizmi në komunitet - Libërth mbi praktikat e mira të aktivizmit në komunitetmars, 2020Ky udhëzues ka për qëllim përmbledhjen e aktiviteteve kryesore të projektit "AktRural", duke përfshirë këtu prezentimet dhe ligjëratat e mbajtura në institucione shkollore, realizimin e komponentës së edukimit - shkollat mbi aktivizmin, aktivitetet e realizuara në terren si dhe iniciativat e ndërmarra nga nxënësit.
Harta e Aktivizmitmars, 2020Është punuar harta e iniciativave në kuadër të projektit AktRural-Aktivizmi i të rinjve në zonat rurale të Kosovës, e cila përmban të gjitha nismat e aktivizmit të realizuara në bashkëpunim me nxënësit pjesëmarrës të shkollës së Aktivzmit.